Home Health Çfarë ndodh me trupin tonë kur “na bien të fikët”?

Çfarë ndodh me trupin tonë kur “na bien të fikët”?

Gjendja e të fiktit ose Lipotomia karakterizohet nga humbja e papritur e vetëdijës. Arsyeja e shfaqjes së saj është ulja e presionit të gjakut, për shkak të zgjerimit të enëve periferike, me pasojë uljen e presionit të gjakut dhe mosfurnizimin sa duhet me gjak i trurit.

Gjendja e të fiktit mund të parandalohet nëse me shfaqjen e shenjave të para: marrje mendsh, djersë të ftohta, probleme me shikimin dhe tharje të gojës, pacienti qëndron shtrirë, merr lëngje dhe qëndron në vende të freskëta.

Lipotimia është ulja e tensionit të gjakut në shifra poshtë 60 mmHg. Shkaqet janë: sëmundjet e gjakut, sëmundjet e zemrës, stresi nervor. Ndërsa shenjat janë: djersë në të gjithë trupin, dobësi e menjëhershme sa i sëmuri gati rrëzohet, humbje e ngjyrës së lëkurës etj. Në këto raste i sëmuri duhet të shtrihet dhe ti ngrihen këmbët më lartë se sa koka duke i vendosur disa jastëkë ose duke përdorur diçka tjetër për momentin.

Këshilla:

– Evitimi i daljeve në orët e pikut, këtu duhet pasur parasysh 10 paradite deri në 15-16 pasdite.

– Përdorimi i lëngjeve, i ujit në radhë të parë dhe i lëngjeve që vjen nga frutat e freskëta.

– Po kështu është më se i nevojshëm edhe përdorimi i perimeve të stinës.

– Të eliminohet përdorimi i lëngjeve që përmbajnë sheqer dhe kafeinë.