Ballina Bota Biftek dhe puro në Turqi, Maduro shkakton zemërim në Venezuelë (Video)

Biftek dhe puro në Turqi, Maduro shkakton zemërim në Venezuelë (Video)

Populli në varfëri dhe në skamje, Presidenti në luks dhe restorante të shtrenjta jashtë vendit. Nicolas Maduro ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik kombëtar dhe jo vetëm teksa është parë në një restorant luksoz të Turqisë, “Salt Bae”, teksa hante një biftek të shtrenjtë në shoqërinë e zonjës së tij.

Gjatë një ndalese dy-orëshe në Stamboll, pasi u kthye nga një vizitë në Kinë, ky synonte të rriste investimet në vendin e tij të goditur keqas nga kriza ekonomike, Maduro ka acaruar edhe më shumë popullin e tij.

Nusret Gokce, i cili zotëron një zinxhir restorantesh për stilin e tij, ka postuar video dhe foto në Instagram dhe në faqet e “Twitter” duke treguar Maduron dhe gruan e tij, Cilia, duke ngrënë.

Por kjo nxiti zemërim në Venezuelë ku miliona njerëz përpiqen të sigurojnë ushqim dhe mishi konsiderohet luks. Në video, Maduro mund të shihet duke thithur një puro nga një kuti e personalizuar. Në një moment, Maduro thotë: “Ky është një moment i papërsëritshëm”.

Restoranti që ka rreth 16 milionë ndjekës në rrjetet sociale i fshiu videot dhe fotot, por gjithsesi lajmi u shpërnda në të gjithë botën, duke shkaktuar zemërim dhe polemika të shumta.