Ballina Opinione 9 arsye për të mos ikur nga Shqipëria (nga nje shqiptar që...

9 arsye për të mos ikur nga Shqipëria (nga nje shqiptar që jeton në SHBA)

SHPËRNDAJE

Nga Kaon Sarjani*

Lexova këto ditë disa shkrime nga gazetarë të ndryshëm me argumente se pse duhet ikur nga Shqipëria. Po e balancoj pak peshoren duke dhënë disa arsye se pse është më mirë të jetosh në Shqipëri sesa në Amerikë, për shembull.

1.Së pari, këtu në USA, po t’i kërkosh një miku për të pirë një kafe, i duhet të hapë kalendarin dhe të gjejë një hapësirë pas katër javësh. Në Shqipëri, sa del nga shtëpia, të kërkojnë tre shokë njëherazi për kafe.

2.Këtu në USA batëria e telefonit të konsumohet kryesisht nga perdorimi i GPS-it; në Shqiperi e harxhon duke folur me familjarët.

3.Këtu në USA, po të ra infarkt në shtëpi, nuk u mungon komshinjëve deri sa të të gjejnë të dekompozuar. Në Shqipëri, nëse nuk bënë zhurmë një natë, të pyet komshiu në mëngjes: “Ku ishit mbrëmë?”

4.Këtu në USA ka shumë vështirësi dhe stërmundime për t’u bërë i famshëm; në Shqipëri mjafton të hysh në Big Brother dhe pastaj drejton një emision televiziv.

5.Këtu në USA, për të blerë një mollë duhet të ecësh me makinë 10 min; në Shqipëri i gjen 20 lloje frutash tek marketi poshtë pallatit.

6.Këtu në USA, po nuk pate para në xhep nuk blen dot gjë në dyqan; në Shqipëri mund t’i blesh me listë.

7.Këtu në USA, kur lë takim me dikë, po nuk u more vesh saktësisht për adresën-me numër e shkronjë, nuk e takon dot; në Tiranë të mjafton të thuash: “Takohemi në Qendër.”

8.Këtu në USA, ngaqë ka pafund mundësi, sëmuresh nga zilia pse nuk fiton më shumë para se të tjerët. Në Shqipëri, ngaqë nuk ka mundësi, nuk të vret ndërgjegja dhe fle i qetë.

9.Këtu në USA, po të perqafosh një shok të marrin për gay, në Shqipëri i puth e shtrëngon miqtë dhe ngelesh i nderuar.

*Autori jeton përkohësisht në SHBA

Loading...