Ballina Balkan Albania Video/ Mure të çarë e televizorë të rrëzuar, shikoni pasojat e tërmetit...

Video/ Mure të çarë e televizorë të rrëzuar, shikoni pasojat e tërmetit në Dibër

Këto pamje të siguruara për BalkanWeb nga gazetari Enver Doçi tregojnë pasojat e tërmetit të sotëm në një shtëpi në Dibër.

Në video duken qartë, të krisurat në mur, apo televizori e orenditë e tjera shtëpiake të rrëzuara përtokë.

Tërmeti i fuqishëm ka tronditur Shqipërinë rreth orës 5 e 35 minuta. Sipas raportimeve të deritanishme, tërmeti ishte me magnitudë 5.1 të shkallës Rihter. Është ndjerë dhe në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Serbi e Bosnjë.

Epiqendra ishte 38 km nga VL e Tiranës e 10 km në lindje të Burrelit Lëkundja e tërmetit është regjistruar në thellësi 10 km.