Home Lifestyle VIDEO/ Ishte duke intervistuar ministrin, gazetares i bie të fikët

VIDEO/ Ishte duke intervistuar ministrin, gazetares i bie të fikët

Gazetarja e televizionit rus “Rusia 24“, Darja Kozlova ka humbur vetëdijen gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë.

Teksa po intervistonte ministrin e Tregtisë dhe Industrisë së Rusisë, Denis Manturov, gazetarja filloi të ndihet.

Ajo ishte në këmbë, dhe në një moment humbi vetëdijen dhe u rrëzua.

Për fat të mirë, rrëzimin e saj me fytyrë në tokë e parandaluan disa koleg që po qëndronin afër saj, dhe kështu ka shpëtuar me disa lëndime të lehta trupore.