Ballina Aktualitet Tetovë, Lagja Drenoc probleme me kanalizimin (VIDEO)

Tetovë, Lagja Drenoc probleme me kanalizimin (VIDEO)

SHPËRNDAJE

Dhjetëra familje të Drenocit të poshtëm të Tetovës, për çdo ditë përballem me aromë të keqe, papastërti dhe kanalizimin fekale që shpesh përfundon në bodrumet e shtëpive të tyre. Banorët ankohen se kjo gjendje mbizotëron vite me radhë në lagjen e tyre, ndërkohë që autoritetet nuk marrin masa për zgjidhjen e problemit. Për pasojë, banorët shpesh përfundojnë në spital me infektime të ndryshme në lëkurë dhe organe të frymëmarrjes.

“Ja tani sa e solla nënën nga spitali, ajo nuk e duron dot. Turp i madh kjo, nuk vinë kush ta rregullojë. Erdhën fëmijët, ikën shkuan ndejën një javë dhe ikën. Nuk na ka mbet rrugë tjetër më, do protestojmë do dalim në rrugë gjithë që jemi këtu kjo do zgjidhje se do na sëmurën gjithë fëmijët”

“Nuk merr masa askush, më mirë më vjen ta lë shpinë të iki, por skam ku shkoj. Era e keqe vjen nuk e di a rrihet këtu. Xhamat s`mund ti hapim ditën jo në mbrëmje, jetojmë në ajër të ndotur nuk di çka t`ju them”.

“Na hyn edhe në shtëpi lagështia. më kanë ngordh pulat dhe na ngordhin çdo tre katër ditë, se unë merrem me pula me kafshë.  Kam dy fëmijë tek të dy u paraqit një sëmundje si fruth”.

Nga Ndërmarrja Publike komunale arsyetohen se pastrimi bëhet por nuk është zgjidhje. Duhet kanalizimi të lidhet tek kazerma thotë drejtori i ndërmarrjes.

Tek Drenoci është problem i kamotshëm, vite të tëra e kemi këtë problem, ekipet e ndërmarrjes shkojnë çdo herë pas kërkesës së banorëve dhe intervenojnë  por duhet patjetër atë kanalizim ta lidhim tek kazerma e qytetit” deklaroi Xhelal Ceka, drejtor i NPK Tetova.

 Nga ana tjetër, nga Sektori për veprimtari komunale thonë se për këtë vit nuk është paraparë në program kanalizimi i kësaj lagjeje, ndërsa premtojnë se vitin e ardhshëm do të bëhet.

Bashkim Sulejmani

Loading...