Ballina Aktualitet Rajoni Politikani serb: Përcaktimi i vijës kufitare i siguron Kosovës ulësen në OKB,...

Politikani serb: Përcaktimi i vijës kufitare i siguron Kosovës ulësen në OKB, pastaj bashkimin me Shqipërinë

SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë Popullore të Serbisë, Vuk Jeremiç, tha se përcaktimi i vijës kufitare me Kosovën, për të cilin po angazhohet presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, paraqet një ridefinim të kufijve.

Siç raportojnë mediat serbe, Jeremiq ka thënë se “kjo parqet një tjetërsim të përhershëm dhe me paramendim të një pjese të territorit të Serbisë”.

“Përcaktimi i kufijve paraqet Kosovën si anëtare e OKB-së brenda gjashtë muajve, kurse brenda pak vitesh – ‘Shqipërisë së Madhe’”, tha Jeremiç në Kragujevc, ku mori pjesë në vazhdimin e fushatës së Partisë Popullore “Një nënshkrim ndryshon gjithçka”, e cila synon mbledhjen e nënshkrimeve kundër marrëveshjes me të cilën Serbia do të lejonte ulësen në OKB për Kosovën dhe në këtë mënyrë do të njihte pavarësinë e Kosovës.

Lidhur me deklaratën e fundit të presidentit Vuçiq, se angazhohet për demarkacionin e kufirit me Kosovën, Jeremiç u tha gazetarëve se “demarkacioni është jo kushtetues dhe thellësisht i dëmshëm dhe përbën një diktaturë të përshpejtuar, e cila vjen nga fashizmi në Serbi”, përcjell Telegrafi.

Ish-ministri i Jashtëm Serb, Jeremiq, tha se “në qoftë se shteti [Serbia], i cili ka shumë pakica etnike, vendos të bëjë demarkacionin me njërën, kjo nuk do të jetë pakica e fundit me të cilën do të bëjë demarkacionin”.

“Ky është një proces jashtëzakonisht i rrezikshëm, që do të thotë se ju filloni t’i quani kundërshtarët politikë agjentë, priftin e Manastirit të Deçanit spiun dhe tradhtar. Kjo nuk përfundon me kaq”, tha Jeremiç. Ai tha se Partia Popullore po mbledh nënshkrime kundër tërë këtyre zhvillimeve në mënyrë që atij që është i gatshëm të nënshkruajë pavarësinë e Kosovës “t’i dridhet dora”. (TemA)

Loading...