Ballina Kronika Pesë vite në arrati, kapet shqiptari që sulmoi ministrin grek të Mbrojtjes

Pesë vite në arrati, kapet shqiptari që sulmoi ministrin grek të Mbrojtjes

SHPËRNDAJE

Autori shqiptar i sulmit të bujshëm që ndodhi më 18 shtator 2013 ndaj ministrit grek të Mbrojtjes, Panos Kammenos është zbuluar pas pesë viteve nga policia greke. Ai është arrestuar nga policia dhe bëhet e ditur vetëm mosha e tij, 23 vjeç, por jo identiteti.

Incidenti me protagonist shqiptarin dhe Kammenos ndodhi gjatë një marshimi në Keracini, në kujtim të viktimës së Agimit të Artë, Pavlos Fisas, ku 23-vjeçari qëlloi politikanin grek dhe u zhduk, duke mos rënë për 5 vite në gjurmët e policisë.

Një grup personash sulmuan eskortën e ministrit Kamenos, ku mbeti i vrarë edhe këngëtari grek Pavlos Fyssas. I riu shqiptar ishte pjesë e grupit që sulmoi ministrin Kamenos dhe mediat asokohe raportuan se ai e goditi me grushta ministrin dhe i dëmtoi makinën.

Loading...