Ballina Chronicle Pasojat e tërmetit/ Nga lëkundjet e forta shkëputet masivi shkëmbor dhe bie...

Pasojat e tërmetit/ Nga lëkundjet e forta shkëputet masivi shkëmbor dhe bie mbi makinë, plagosen 4 persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në aksin rrugor Valbonë-Bajram Curri. Tërmeti ka shkaktuar shkëputjen e një masivi shkëmbor nga një faqe mali e cila ka goditur një mjet tip “Land Rover” që ishte në ecje e sipër.

Fatmirësisht, katër udhëtarët nga Kosova kanë shpëtuar. Ata kanë marrë ndihmë mjekësore në spital nga ku raportohet se janë jashtë rrezikut.

Mjeti i tyre u godit në pjesën e bagazhit dhe më pas bëri disa saltro. Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./a.m.