Ballina Bota Vizita në Britani, çifti Trump pritet nga monarkja 92-vjeçare (VIDEO)

Vizita në Britani, çifti Trump pritet nga monarkja 92-vjeçare (VIDEO)

SHPËRNDAJE

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe bashkëshortja e tij, Melania u pritën sot në kështjellën Windsor nga mbretëresha Elizabeth II, një takim që ka shkaktuar shumë pakënaqësi në Britani të Madhe.

Çifti presidencial u prit nga monarkja 92 vjeçare, e veshur krejtësisht me blu, në oborrin e kështjellës, nën rrezet e diellit.

Elizabeth II ka ftuar më pas Donald Trump të shohë rojen e nderit, ushtarë të veshur me uniformën tradicionale të kuqe dhe që në kokë mbajnë kapelen e famshme me qime ariu.

Më pas pritet që mbretëresha dhe presidenti amerikan të pijnë një çaj.

Këto nderime nuk janë pritur mirë nga shumë britanikë dhe manifestuesit kundër Trump-it ishin zhvendosur sot në Windsor duke mbajtur pankarta ku lexohej “Thojini jo Trump-it”.

Loading...