Ballina Bota Terror në supermarket. Shkëmbim zjarri me policinë, vritet një grua (Video)

Terror në supermarket. Shkëmbim zjarri me policinë, vritet një grua (Video)

SHPËRNDAJE

Momente frike kanë kaluar klientët e një supermarketi të rrjetit “Trader Joe” në Los Angeles, kur objekti u rrethua nga policia, që ishte vendosur në kërkim të një burri. 28-vjeçari i armatosur po ndiqej nga policia pasi kishte plagosur me armë zjarri gjyshen dhe të dashurën e tij, duke i shkaktuar plagë të rënda, pas një grindje familjare.

Ndjekja e tij përfundoi në zonën e Liqenit të Silverit para rrjetit të njohur të supermarketeve në Amerikë, ku djaloshi hapi zjarr ndaj policisë dhe pati shkëmbim të shëtnash nga agjentët e krimit.

I riu i plagosur në krah gjatë shkëmbimit të zjarrit me oficerët e policisë u dorëzua dhe u prangos pas disa orësh negociata. Të gjithë pengjet dolën të sigurt dhe shëndoshë e mirë, përveç një vajze të vrarë nga të shtënat.

Situata mbajti të gjithë vendin në ankth për orë të tëra. Madje edhe presidenti Donald Trump tha se po ndiqte nga afër zhvillimet me një postim në Twitter.

Loading...