Ballina Bota Teksas, vritet mbi biçikletë ish-mjeku i George H. Bush

Teksas, vritet mbi biçikletë ish-mjeku i George H. Bush

SHPËRNDAJE

Tragjedi në Houston, Teksas, ku ish-mjeku i presidentit amerikan, George H. Bush është vrarë ndërsa ece mbi biçikletë me dy plumba pistolete të shkrepura nga një person i cili ndodhej mbi një biçikletë në drejtim të kundërt në rrugën që po lëvizte.

Episodi ka ndodhur pikërisht mbi pistën e biçikletave përpara Texas Medical Center, ku disa herë, Bush-babai është shtrua në spital.

Kardiologu Mark Hausknecht, 65 vjeç, po shkonte si zakonisht në punë, kur u shkëmbye me një tjetër person të hipir mbi biçikletë “mountain bike”, i cili, sipas burimeve të para, duhet të jetë rreth 30 vjeç dhe dyshohet se është me origjinë hispanike.

Autori i dyshuar, i cili mbante mbi kokë një kapele bezjbolli, është larguar me shpejtësi sapo ka qëlluar. Policia thotë se nuk dihen akoma arsyet e këtij agresioni tragjik. Ajo tha se po heton në të gjitha pistat. Ndërkohë familja Bush ka dërguar një mesazh ngushëllimi për familjen e mjekut të vrarë.

Loading...