Ballina Chronicle S’përmbahet më qytetari nga Cërriku, tenton të përdhunojë 73 vjeçaren: Policia e...

S’përmbahet më qytetari nga Cërriku, tenton të përdhunojë 73 vjeçaren: Policia e arreston në flagrancë

Policia ka arrestuar një 53 vjeçar pasi ka tentuar të përdhunojë një të moshuar.

Burri nga Cërriku ka hyrë në banesën e saj, ndërkohë që ajo ishte vetëm dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie me të.

Siç njofton policia shtetasi Tahir Allkja ka hyrë në banësën e 73 vjeçares me iniciale R.T, por efektivët e policisë nuk e kanë lejuar të vijojë më tej.

Ndër të tjera, policia njofton:

“Nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik, u arrestua në flagrancë shtetasi :

Tahir Allkja ,53 vjeç, banues në fshatin Shalës, Cërrik,(i dënuar më parë për veprën penale “Dhune ne familje”) Ky shtetas u arrestua pasi dyshohet se ka hyrë në banesën e shtetases R.T. 73 vjeçe, banuese në Cërrik, dhe ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me të, pasi në banesë nuk ka pasur asnjë familjar. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Marrdhënie seksuale me dhunë me të rritura e mbetur në tentativ” e parashikuar nga neni 102, 22 i Kodit Penal”, nënvizon policia. (TemA)