Ballina Sport Mbappe i frikëson kundërshtarët në Botëror

Mbappe i frikëson kundërshtarët në Botëror

SHPËRNDAJE

Ish trajneri dhe kapiteni i Francës Laurent Blanc, beson se Kylian Mbappe është një fenomen që do të frikësojë ekipin gjysmëfinalist Belgjikën.

Mbappe ka qenë një nga yjet e Botërorit “Rusia 2018”, një kandidat për Topin e Artë, me një dygolësh fantastik ndaj Argjentinës që ka prezantuar 19-vjeçarin me botën e futbollit ndërkombëtar.

Në prag të gjysmëfinales ndaj Belgjikës të martën, Blanc e sheh Mbappen si një nga lojtarët kyç të ekipit, i cili krahason ekipin aktual të Les Bleus me atë që u shpall kampion më 1998, transmeton kp.

“Mendimi im mbi këtë lojtar nuk ka ndryshuar në 10 muajt e fundit: ai është një fenomen” shprehet Blanc për Le Parisien. “Kjo nuk do të thotë se ai do të na bëjë të fitojmë gjatë gjithë kohës”.

“Ai është një djalë që frikëson kundërshtarët. I gjithë ekipi ka përfituar nga frika që kanë të tjerët nga Mbappe. Por kujdes, edhe Belgjika ka një fenomen në ekip dhe ai është Eden Hazard”, ka thënë Blanc.

Loading...