Ballina Aktualitet Ky është çifti me dy fëmijët e tyre që vdiqën sot në...

Ky është çifti me dy fëmijët e tyre që vdiqën sot në aksidentin në Suharekë

Sot rreth mesditës një veturë ishte përplasur me autobusin, me ç’rast kishin gjetur vdekjen pesë persona.

Më pas u raportua se dy nga viktimat janë fëmijën, babai dhe nëna e tyre dhe gjyshja, shkruan gazetametro.net.

Metro ka siguruar një fotografi të çiftit me dy fëmijët e tyre e që mbetën të vdekur në një prej rrugëve më të rrezikshme.

Viktima e pestë, sipas Policisë, është një grua më e vjetër e cila mësohet se është nëna e burrit që voziste.

Siç mësohet, familja jetonte në Zvicër dhe kishin ardhur dje për të pushuar në Kosovë.

Për këtë aksident të rëndë ka reaguar edhe zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, i cili u shpreh i pikëlluar dhe më këtë rast bëri apel për kujdes në trafik./gazetametro.net