Ballina Chronicle Ktheheshin nga një funeral, vriten në pritë 11 shoferë taksie

Ktheheshin nga një funeral, vriten në pritë 11 shoferë taksie

Agresorët në Afrikën e Jugut kanë vrarë 11 shoferë taksish duke i ngritur një pritë. Lajmin e bën të ditur policia duke sqaruar se taksistët nga provinca Gauteng po udhëtonin për në Johanesburg të shtunën në mbrëmje, kur minibusi i tyre u sulmua.

Viktimat dhe katër të tjerë të plagosur në mënyrë kritike po ktheheshin nga funerali i kolegut në rajonin bregdetar të Kwa-Zulu Natal, tha policia. Motivi është i paqartë edhe pse rivaliteti mes grupeve që drejtojnë linjat e taksive dhe minibuseve në Afrikën e Jugut ka çuar në dhunë edhe në të kaluarën.

Minibus-taksitë janë forma më popullore e transportit në Afrikën e Jugut, me një popullsi prej 55 milionë banorësh që i frekuenton ato.

Zëdhënësi i policisë, Brigadier Jay Naicker tha se automjeti u sulmua midis qyteteve të Colensos dhe Weenen, në provincën bregdetare.

“Automjetit ju bë pritë. Ka pasur 11 viktima dhe katër janë plagosur rëndë dhe janë në spital”, u tha ai gazetarëve.

“Ka pasur shumë dhunë ndaj shoferëve të taksive në zonë, por ende po hetojmë se kush mund të jenë autorët”.

Sulmi vjen disa ditë pas vrasjeve vdekjeprurëse në kryeqytetin e Johanesburgut. Në një javë u qëlluan për vdekje tre pronarë taksish. Dhjetë vetë u vranë gjithashtu në një sherr për rivalitetet midis shoferëve të minibusëve në Cape Town gjatë një fundjave në maj.