Ballina Planet Indi, rrihet për vdekje nga turma se keqtrajtoi një lopë!

Indi, rrihet për vdekje nga turma se keqtrajtoi një lopë!

Policia ka deklaruar se një burrë musliman është rrahur për vdekje nga turma në Indi, pas akuzave për kontrabandë të lopëve, përkundër thirrjeve nga gjykata më e lartë e shtetit për të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për ndalimin e këtij akti vdekjeprurës.

Policia tha se turma ka parë dy persona duke mbajtur dy lopë gjatë mesnatës në një zonë malore dhe janë parë duke i rrahur me shkop.

Njëri nga personat ka ikur ndërsa tjetri është dërguar në spital i vdekur. Lopët konsiderohen të shenjta në Indi, ndërkaq sulmet nda muslimanëve janë shtuar .