Ballina Aktualitet E kishin kthyer shtëpinë në bazë droge, arrestohen pesë shqiptarët në Greqi

E kishin kthyer shtëpinë në bazë droge, arrestohen pesë shqiptarët në Greqi

Pesë shqiptarë të cilët jetonin në një shtëpi me qera në zonën e Kallamatas në Greqi, përfunduan në prangat e policisë.

Kjo pasi në banesën e tyre u gjet lëndë narkotike dhe më konkretisht 56 gramë kokainë, 38 gramë hashash dhe 4400 euro.

Shqiptarët e arrestuar në orët e para të kësaj të premteje, janë me moshë nga 22 deri në 31 vjeç.

Prej disa kohësh ata mbaheshin nën monitorim nga policia, për shkak të lëvizjeve të dyshimta dhe pas informacioneve se banesën e kishin kthyer në bazë droge.

Në cilësinë e provës materiale krahas lëndës narkotike u gjet edhe një peshore, materiale për paketim dhe një pistoletë.

Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim, ndërkohë që vijon puna për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë të tyre.