Ballina Bota Prapaskenat e takimit Trump-Macron: Europa është më keq se Kina

Prapaskenat e takimit Trump-Macron: Europa është më keq se Kina

SHPËRNDAJE

“Europa është më keq se Kina”.

Kështu raportohet se i është përgjigjur Donald Trump presidentit francez, Emmanuel Macron, gjatë vizitës në Shtëpinë e Bardhë në prill.

Tema e diskutimit ka qenë Gjermania dhe bllokimi i importit të makinave gjermane në SHBA.

Detajet e bisedës mes dy liderëve janë zbuluar nga burime të pranishme në takim, që citohen nga Axios dhe CNN.

Tema është hapur nga Macron, i cili e ka ftuar Trump-in për të biseduar në lidhje me probleme të përbashkëta të dy vendeve me Kinën.