Ballina Aktualitet Pasuria e politikanëve: Fukarenj e milionerë (VIDEO)

Pasuria e politikanëve: Fukarenj e milionerë (VIDEO)

Është bërë publike pasuria e zyrtarëve shtetërorë. Ka nga ata që kanë miliona euro pasuri, raporton T7.
Është kryetar komune, por ka në bankë vetëm 8 euro.

Në një tjetër llogari Refki Suma ka të grumbulluara 250 euro.

Kaq është vlera financiare që ka deklaruar kryetari i Hanit të Eelezit i cili ka prezantuar në AKK tokë e shtëpi të trashëguara nga prindërit.

Por vlera tjera janë paraqitur në deklarimin e kryetarit të Drenasit.

Ramiz Lladrovci ka dy ora të dorës që arrijnë shifrat e hiq më pak se 11 mijë euro.

Shifra të tilla të mëdha ka edhe te pasuria e paluajtshme, shtëpi, banesa, lokale e tokë.

Aq mirë i ka punët edhe i pari i Gjilanit.

Duke gëzuar një pasuri marramendëse, tashmë Lutfi Haziri nga trashëgimia ka prekur milionat.

1 milionë e 535 mijë euro vlerë ka vetëm toka, e në katër banka ai ka të ruajtura gati 200 mijë euro.

Gjendje e njëjte është edhe në Qeveri.

Ramush Haradinaj ka të hyra vjetore në vlerë të 90 mijë eurove.

E shtëpi, tokë e banesa që kalojnë 600 mijë eurot.

Edhe pse pasuria e Behgjet Pacollit u ngatërrua me Raif Fazliun nga Gjykata e Gjilanit, vlera gati milionëshe është deklaruar se kanë ministrat.

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, ka deklaruar pasuri të paluejtshme në vlerë prej 830 mijë eurosh.

Enver Hoxhaj ka deklaruar pasuri në vlerë prej 285 mijë eurosh, të gjitha në pronë të tij. Këtu ka përfshirë dy banesa, një truall dhe veturë Audi A6.

Ministër milioner doli të jetë edhe ai i Infrastruktrës.

Pal Lekaj deklaroi pasuri në vlerë 1 milionë e 800 mijë euro.

E gati 3 milionë i arrin pasuria ministrit të Inovacionit.

Me disa vende pune, e dy vetura në gjirollogaritë e fëmijëve të Besim Beqajt numërohen para të gatshme në vlerë të 26 mijë eurove.

Pasuri të madhe kanë edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Përderisa deputeti Frashër Krasniqi jeton në një banesë me qera, kolegët e tij në kuvend kanë kapital tjetër.

Nënkryetari Xhavit Haliti, ka pasuri të paluejtshme mbi 1 milionë e para në bankë gati 150 mijë euro.

E Memli Krasniqi vetëm nga investimet me kryptovaluta numëron 30,000 mijë euro.

Deputetja më pasive në Kuvend vozit veturë 25 mijë euro.

Kushte aq të mira kanë edhe fëmijët e qeveritarëve.

Djali i Fatmir Limaj, Durimi ka kapital në euro që arrin vlerën e 50 mijë eurove.

Ndërsa, Endriti i Hashim Thaçit, ka në bankë 10 mijë euro kurse presidenti ka të deponuara 150 mijë euro.