Ballina Chronicle Masivi shkëmbor bie mbi autobusin në Shëngjin, dy vajza të plagosura (VIDEO)

Masivi shkëmbor bie mbi autobusin në Shëngjin, dy vajza të plagosura (VIDEO)

Një masiv shkëmbor është shkëputur nga mali në vendin e quajtur “Knalla”, në aksin rrugor mes Lezhës e Shëngjinit, duke rënë mbi një autobus të rastit mëngjesin e së mërkurës, rreth orës 6:42.

Për pasojë kanë mbetur të lënduara dy shtetase, një 21-vjeçare nga Zejmeni dhe një 23-vjeçare nga Treshi, që të dyja jashtë rrezikut për jetën, por me shtetasen e parë që është transportuar për kurim më të specializuar në Qendrën e Traumës në Tiranë.

Në vendngjarje shkoi policia dhe grupi hetimor për të hetuar rrethanat e aksidentit.