Ballina Kryesore Kriminelët serbë prorusë të frikësuar fshehin identitetin e tyre (Video)

Kriminelët serbë prorusë të frikësuar fshehin identitetin e tyre (Video)

SHPËRNDAJE

Serbët mercenarë që luftojnë në krah të forcave ruse në Ukrainë për ndarje, duket se kanë filluar të frikësohen për të ardhmen e tyre.

Kjo për faktin se disa prej tyre janë maskuar në mënyrë që ta mbulojnë veprimtarinë e tyre, kurse një pjesë e madhe i kanë mbyllur tërësisht profilet në rrjete sociale.

Njëri nga ata që ka ndërruar pamjen për këtë qëllim është Goran Gerovac, ish-bashkëpunëtori i kriminelit serb Zheljko Razhnjatoviq- Arkan, e i cili ka luftuar krah rebelëve rusë në Ukrainë.

Gerovac nuk është i panjohur në Kosovë. Ai ka marr pjesë në luftën e Kosovës kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndërsa pas luftës ka punuar në kuadër të UNMIK-ut.

Madje sipas ekspertit të sigurisë Agim Musliu, edhe vet Gerovac e ka pranuar faktin se ka luftuar krah ushtrisë dhe policisë serbe.

Musliu, ka deklaruar për KosovaPress se jo vetëm Gerovac por ka edhe shumë të tjerë që janë kriminelë lufte të njohur në territoret e ish-Jugosllavisë, derisa shton se shumica e tyre kanë qenë pjesëmarrës në luftën e Kosovës në vitet 1998 dhe 1999./KP