Home Lifestyle Gjesti i Isco që befasoi tifozët në ndeshjen me Iranin (VIDEO)

Gjesti i Isco që befasoi tifozët në ndeshjen me Iranin (VIDEO)

Mesfushori i Spanjës Isco Alacron ka nxjerrë nga fusha një zog të vogël gjatë ndeshjes me Iranin, në Kampionatin Botëror Rusia 2018.

Isco e kapi dhe e çoi jashtë vijave kufizuese zogun që mund të shtypej nga ndonjë duel gjatë kësaj përballje.

Ky gjest i spanjollit ka bërë që rrjetet sociale të mbushen plot komente pozitive për karakterin dhe butësinë që tregoi.