Ballina Aktualitet Dimitrov: Presim fillim e negociatave me BE-në dhe ftesën për në NATO

Dimitrov: Presim fillim e negociatave me BE-në dhe ftesën për në NATO

Është shumë e rëndësishme Maqedonia të marrë vendim politik nga Këshilli Evropian kah fundi i qershorit për fillim të negociatave dhe për anëtarësim në NATO sepse vetëm ashtu kompromisin që e arritëm do të jetë vin-vin për të dy palët, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov në konferencën për shtyp me homologun e tij gjerman Hajko Mas.

“Është shumë e rëndësishme, përveç miqësisë sonë me Greqinë, t’i fillojmë negociatat me BE-në dhe të anëtarësohemi në NATO, është shumë e rëndësishme dhe falënderohem për përkrahjen e Gjermanisë, Maqedonia të marrë vendim politik nga Këshilli Evropian kah fundi i qershorit për fillim të negociatave dhe për anëtarësim në NATO sepse vetëm ashtu kompromisin që e arritëm do të jetë vin-vin për të dyja palët. Mendoj se nuk kemi luks të mos i shfrytëzojmë shanset kur janë krijuar për zgjidhjen e problemit”, tha ministri Dimitrov.

Dimitrov i’u falënderua Gjermanisë për përkrahjen që ia jep Maqedonisë, vend në të cilin, siç tha, shohim një shtyllë të Evropës të bazuar në parime, në një botë ku qeveris e drejta ndërkombëtare dhe rregullat.

“Maqedonia përjeton javë dhe muaj historik. Në rrugë të mirë jemi të mbyllim një kontest i cili ishte si gurë dhe e vështirësonte progresin dhe përfundoi në pritje ku kaluam shumë vite”, tha shefi i diplomacisë së Maqedonisë.

Përkujtoi se Maqedonia është kandidate për anëtarësim në Union nga viti 2005 dhe se këtë vit e kemi marrë rekomandimin e nëntë nga Komisioni Evropian. Kjo, tha Dimitrov, krijoi mjaft kriza.

“Maqedonia sot lufton për Evropën e njëjtë të cilën jetoni ju. Duam të mos kemi konteste me fqinjët, të kemi politikanë përgjegjës, mediume të lira…Ne jemi gjeneratë që duhet ta përfundojë punën, jo forca tjera, ta mbyllë çështjen e Maqedonisë, të mos ketë më pyetësorë se kush jemi, të mos ketë pyetësorë pse flasim në gjuhën maqedonase dhe ta hapim perspektivën për gjeneratat e ardhshme”, tha ministri.

Këtë, tha e bëjmë pa kurrfarë kalkulime politike vendore, duke menduar se ç’farë Maqedonie duam.

“Kemi shans historik ta mbyllim këtë çështje në kohën kur nuk ka shumë shanse për sukses jo vetëm në Evropë dhe në botë. Mendoj se për të gjithë do të jetë mirë kjo çështje të mbyllet, për Ballkanin, për Evropën dhe për botën…,”tha Dimitrov.

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë, i cili pas vizitës së Berlinit kthehet në Shkup në seancë qeveritare në të cilën do të shqyrtohet marrëveshja me Greqinë për kontestin e emrit, potencon se pas mbylljes së kësaj çështje Maqedonia nuk do të ketë çështje të hapura me asnjë fqinj.

Dimitrov ka potencuar se përgjegjësia e Qeverisë është të krijojë shans dhe t’u ofrojë qytetarëve të shprehen për marrëveshjen e referendumit në vjeshtë./mia