Ballina Aktualitet “Demokracia e Krushevës”, grekët insistojnë për këtë emër të ri të Maqedonisë

“Demokracia e Krushevës”, grekët insistojnë për këtë emër të ri të Maqedonisë

Një nga alternativat e propozuara për ndryshimin e emrit është “Demokracia e Krushevës” përpos tre propozimeve që dalin nga paketa e ndërmjetësuesit të OKB-së, Metju Nimic, thuhet në shkrimin e radhës të gazetës greke “Ta Nea”.

Por çfarë është dhe çfarë simbolizon Krusheva?
Krusheva është një qytet i bukur malor. Qyteti është i banuar me shumicë popullatë maqedonase, si dhe me Vllehë, ndërsa është i rrethuar me fshatra shqiptare të kësaj Komune. Në fillim të shekullit 18-të ka qenë vetëm një fshat, por në prag të kryengritjes se Ilindenit popullsia arriti 18 000 banorë.

Sipas gazetës “Ta Nea” shumica e popullsisë në atë kohë ishte vllehe-greke, ndërsa tani përbën 19 % -20 % të popullsisë. Okupimi i Krushevës zgjati disa ditë nga revolucionarët Ilindenase dhe do të mbahet mend shprehja e tyre “Liri a Vdekje”. Përgjigjia turke për kryengritjen filloi në Maqedoninë Perëndimore dhe numri i popullsisë greke që humbën jetën ishte i konsiderueshëm.

Sot kryetari i Selanikut është nga Krusheva dhe madje ka edhe shtëpinë e gjyshit aty, sipas INA. Te tjerë të njohur janë Aleksander Topth avokat dhe politikan, Anastasios Naltas, Dhimiter Pantazis, etj.

“Natyrisht ky është një emër i lidhur me Ilindenin që është hedhur poshtë nga pala greke. Sa për Republikën Bashkëkohore së Maqedonisë dhe Republikës se Maqedonisë Evropiane vështirë se do të pranohet sepse ndan Maqedoninë greke si territor jo Evropian”, shkruan gazeta greke “Ta Nea”.

/Balkanweb/