Ballina Sport Botërori 2018, Rusia dhe Arabia Saudite gati për sfidën hapëse

Botërori 2018, Rusia dhe Arabia Saudite gati për sfidën hapëse

Rusi-Arabi Saudite do të jetë sfida hapësë e kampionatit Botëror, takim i cili do të luhet sot në orën 17:00 në stadiumin Luzhniki të Moskës. Përfaqësuesja ruse që është dhe organizatorja e këtij eventi futbollisitik bën pjesë në Grupin A, së bashku me Kombëtaret e tjera të cilat janë Arabia Saudite, Egjipiti dhe Uruguai.

Sfida e sotme pritet me mjaft interes nga futbolldashësit që fillimisht do të jetë ceremonia hapëse dhe më pas do të luhet takimi ku që të dyja skuadrat do të kërkojnë që ta nisin mbarë Kampionatin Botëror.

Rusia është favorite për të marrë tre pikët në këtë takim pasi Arabia Saudite në letër është kombëtarja që ka më pak shanse të kalojë Grupin A.

Rusia

Pikat më të fortë të Kombëtares Ruse janë kapiteni Igor Akinfeev i cili është një portier i kompletuar, si dhe mesfushorët Alan Dzageov, Aleksandër Golovin, Raman Zobin dhe dy binjakët Miranchuk, Aleksai dhe Anton.

Ndërsa pikat e doëta të ekipit rus është reparti i mbrojtjes. Situta në prapavijë u përkeqësua me dëmtimin që pësoi lojtari kryesor Georgi Dzhikiya dhe Viktor Vasin. Gjithashtu, dhe sulmi do të ketë probleme pas dëmtimit që pësoi bomberi Aleksandër Kokorin.

Synimi i Rusisë është që të paktën të kalojë fazën e grupve për të shmangur një eleminim të turpshëm që në këtë fazë.

Arabia Saudite

Ndërkohë, Arabia Saudite rikthehet të marrë pjesë në një kampionat Botëror pas 12 vitesh. Ata janë përfaqësuesja që ka renditjen më të dobët nga të gjithë skuadrat pjesëmarrëse në këtë evnt sipas renditjes së FIFA-s.

Pika e fortë e Arabisë Saudite është se ata kanë në gjirin e saj lojtarë që janë mjaft të mirë të përgatitur fizikisht dhe taktikisht. Janë një skuadër që është shumë e vështirë për tu mundur edhe pse u mungon talenti.

Ndërkohë, pika më e dobët tek Arabia Sudite është fakti se trajneri i ri Pizzi nuk ka pasur shumë kohë në dispozicion për të përgatitur dhe ka një mungesë të rëndësishme në repartin e sulmit ku nuk ka një golashënues që të realizojë në mënyrë të vazhdueshme. (TemA)