Ballina Aktualitet ASH: “EKSPOZITË” ME MBI DY MIJË GROPA TË KOMUNËS SË TETOVËS (VIDEO)

ASH: “EKSPOZITË” ME MBI DY MIJË GROPA TË KOMUNËS SË TETOVËS (VIDEO)

SHPËRNDAJE

Aleanca për Shqiptarët në Tetovë ka hapur një ekspozitë me 200 fotografi në të cilat kreu i degës, Altrim Mamuti tha se janë ekspozuar mbi 2000 gropa në rrugët e qytetit të Tetovës. Ekspozita u organizua para objektit të Komunës, në shenjë proteste kundër kryetares Teuta Arifi të cilën e rikujtuan për premtimet e dhëna gjatë fushatës. Dega e Aleancës për Shqiptarët në Tetovë ka kërkuar llogari edhe për atë se ku përfundojnë paratë e qytetarëve që paguhen për mirëmbajtjen e rrugëve, derisa si pasojë e gropave, dëmet materiale që ju shkaktohen janë shumëfish më të larta.

Altrim Mamuti, kryetar i degës së ASH-Tetovë

“Gjendja e rrugëve në Tetovë është alarmante. Këto gropa janë në çdo lagje dhe në çdo vendbanim të Tetovës. Qytetarët paguajnë rregullisht mirëmbajtjen e rrugëve përmes sigurimit të automjeteve të tyre, ndërkohë që paguajnë dhjetëfish më shumë për rregullimin e automjeteve që i amortizojnë gjatë vozitjes nëpër rrugët e shkatërruara të Tetovës. Pyesim kryetaren e komunës se për çfarë arsye nuk i mirëmbani rrugët e Tetovës me rrethinë?

Loading...