Ballina Bota Analiza ANALIZA: Shastisja e Trump mbi Korenë e Veriut

ANALIZA: Shastisja e Trump mbi Korenë e Veriut

SHPËRNDAJE

Pas disa muajsh të deklaratave helmuese dhe kërcënimeve apokaliptike të luftës, takimi mes presidentit Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ishte pa dyshim një lehtësim, me shtrëngimet e duarve dhe me mirësjelljen që e karakterizonte.

Trump meriton kredi për vendosjen në lëvizje të një procesi që për momentin do t’i mbajë të dy kundërshtarët duke folur me njëri-tjetrin. Por deklarata që ai nënshkroi me zotin Kim ishte jashtëzakonisht e gjerë, me pak prova për ndonjë progres thelbësor, pavarësisht pretendimit të z. Trump se ishte “gjithëpërfshirëse”.

Tani për tani, gjithçka që dimë është se zoti Trump ka bërë lëshime të mëdha, ndërkohë që Kim ka bërë më pak angazhime sesa ato që Koreja e Veriut ka bërë për administratat e kaluara dhe thjesht ripohoi një synim të “denuklearizimit” që Koreja e Veriut njoftoi për herë të parë në 1992. Trump njoftoi se do t’i siguronte Koresë së Veriut garancitë e sigurisë dhe do të pezullonte ushtrimet e përbashkëta ushtarake me koreanët e jugut. Ndërsa ai vlerësoi virtytet e diktatorit të Koresë së Veriut, vetëm një ditë pasi ai sulmoi disa nga aleatët më të afërt demokratikë të Amerikës, ai madje mbështeti pikëpamjen e Koresë së Veriut që ushtrime të tilla të përbashkëta janë “provokative”.

Po, takimi meriton të përshkruhet si historik dhe presidenti qartësoi në teatrin politik që bëri diçka që nuk kishte bërë asnjë prej paraardhësve të tij – duke takuar një udhëheqës të Koresë së Veriut dhe duke shpallur një epokë të re midis dy vendeve që kanë qenë armiq që nga Lufta e Koresë . Ai gjithashtu u kënaq duke u paraqitur përsëri si një ujdi-bërës, duke trajtuar një nga sfidat më të vështira të sigurisë në botë, kërcënimin e arsenalit të Koresë së Veriut deri në 60 armë bërthamore dhe raketat nëpërmjet të cilave do të shpërndaheshin ato.

Rezultatet e kësaj mbledhjeje të parë nuk përfshijnë as kriteret e vet zotit Trump për një marrëveshje bazë me Korenë e Veriut dhe angazhimet që Veriu ka bërë në marrëveshjet e mëparshme me administratat e mëparshme.

Në deklaratën, e cila ishte pak më shumë se një faqe, dy krerët synonin të ndërtonin një “paqe të qëndrueshme dhe të fuqishme” në Gadishullin Korean. Garancitë mbi sigurinë se zoti Trump premtoi t’i japë Koresë së Veriut janë në përgjigje të një kërkese të gjatë nga një regjim që ka frikë nga një pushtim amerikan, ndërkohë që zoti Kim ripohoi “angazhimin e tij të palëkundur dhe të qendrueshëm për të përfunduar denuklearizimin”.

Termi “garancitë e sigurisë” nuk u shpjegua, por duke iu ofruar këtë aleatëve si Koreja e Jugut dhe Japonia, Shtetet e Bashkuara janë zotuar të përdorin forcën ushtarake për të ardhur në mbrojtjen e tyre. Duket shumë e vështirë që kjo mund të zbatohej në rastin e Koresë së Veriut dhe nuk duhet në fakt.

Trump më vonë tha në një konference për shtyp se ai ende shpresonte që në një pikë për të tërhequr 28,500 trupa amerikane nga ai vend. Ai tha se kishte ndërmend të ndaleshin lojrat amerikane të luftës të mbajtura në mënyrë rutinore me Korenë e Jugut, sepse ato janë “të shtrenjta” dhe “provokuese”.

Por duket se ai nuk arriti të paralajmërojë paraprakisht si Pentagonin dhe Presidentin Moon Jae-in të Koresë së Jugut, gabim ky i rëndë, veçanërisht me një aleat që është prekur drejtpërdrejt nga vendimi dhe që luajti një rol qendror në zhvillimin e takimit Kim-Trump . Ndërsa zoti Moon përshëndeti rezultatin e takimit në përgjithësi, zyrtarët e tronditur të Koresë së Jugut u shqetësuan se zoti Trump po bënte lëshime shumë shpejt. Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut tha se po kërkonte të qartësonte synimet e presidentit.

Në marrëveshjet e kaluara të armëve, qeveritë amerikane kanë insistuar në mënyrë rutinore që inspektorët ndërkombëtarë të jenë në gjendje të verifikojnë në mënyrë rigoroze pajtueshmërinë. Kjo me siguri ishte rasti me marrëveshjen bërthamore të Iranit në 2015, e cila imponoi monitorimin e paparë 24 orë në javë mbi aktivitetet e Iranit dhe të cilat zoti Trump ka refuzuar.

Deklarata e përbashkët me Korenë e Veriut nuk përmbante kërkesën e mëparshme të zotit Trump që denuklearizimi nuk do të ishte vetëm i plotë, por gjithashtu i verifikueshëm dhe i pakthyeshëm. Gjithashtu nuk përmbante definicionin e “denuklearizimit”, të cilin Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Veriut interpretojnë ndryshe.

Një gjuhë më specifike dhe e fuqishme mund të gjendet në një marrëveshje të vdekur të vitit 2005 në të cilën Koreja e Veriut “angazhohet për braktisjen e të gjitha armëve bërthamore dhe programeve ekzistuese bërthamore dhe kthimin, në një datë të afërt, në Traktatin për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore” dhe monitorimit të Mbrojtjes së Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike. Edhe ajo gjuhë u quajt e dobët në atë kohë nga shumë republikanë, dhe në çdo rast, koreanët e veriut nuk u bindën.

Zoti Trump kritikoi marrëveshjen bërthamore të Iranit për trajtimin vetëm të kërcënimit bërthamor dhe shpërfilljen e raketave balistike, rolin rajonal të Iranit dhe abuzimet e të drejtave të njeriut. Por deklarata e Koresë së Veriut injoroi çështje të ngjashme jo-bërthamore, një lëshim befasues duke pasur parasysh brutalitetin e regjimit të Koresë së Veriut ndaj popullit të saj, zhvillimin e raketave balistike që mund të godasin Shtetet e Bashkuara dhe historinë e trafikimit të armëve. Deklarata gjithashtu harroi ndonjë referencë të veçantë për një traktat të mundshëm të paqes që do të përfundonte Luftën Koreane.

Gjatë një konference shtypi një orësh në të cilin zoti Trump ishte jashtëzakonisht miqësor ndaj gazetarëve që ai rregullisht përçmon, ai hodhi poshtë shqetësimet për paqartësitë dhe shprehu një besim të habitshëm se, pavarësisht dështimeve të kaluara të Koresë së Veriut, Kim do të përmbushë angazhimet e tij.

Fitimet e zotit Kim ishin të dukshme. Ai mori atë që babai dhe gjyshi i tij kurrë nuk bënë – një takim me një president amerikan, legjitimitetin e trajtimit si të barabartë si një fuqi bërthamore në skenën botërore, flamujt e vendit që qëndrojnë krah për krah. Dhe ndërkohë që sanksionet amerikane mbeten në vend, zoti Trump ka vonuar imponimin e atyre të reja dhe vendet e tjera pritet të fillojnë t’i lehtësojnë ato.

Trump këmbënguli se ai siguroi lëshime nga Kim, duke përfshirë një pezullim të testeve bërthamore dhe raketore që është tashmë në muajin e tij të shtatë dhe shkatërrimin e një vendi për testimin e raketave dhe një vendi testimi të motorave. Dy të fundit do të duhet të verifikohen në mënyrë të pavarur. Por, ç’të themi për qëllimin kryesor, denuklearizimin? “Ne po fillojmë këtë proces shumë shpejt – shumë, shumë shpejt – absolutisht”, tha z. Trump.

Trump tani e zotëron plotësisht këtë çështje dhe duket se është i kapur me nevojën për ta zgjidhur atë në mënyrë paqësore. Kjo është për të mirën. Tani do të jetë puna e vështirë e negociatorëve të tij, të udhëhequr nga Sekretari i Shtetit Mike Pompeo, për të arritur një marrëveshje të hollësishme dhe të detajuar mbi çështjet që me të vërtetë kanë rëndësi, duke përfshirë kohën dhe gamën e denuklearizimit dhe të ardhmen e programit të raketave./The New York Times – Lexo.al/

Loading...