Ballina Shëndeti 95% e hormonit të lumturisë prodhohet në stomak, përse irritohet aparati tretës...

95% e hormonit të lumturisë prodhohet në stomak, përse irritohet aparati tretës dhe si ta pastrojmë

SHPËRNDAJE

Aparati tretës dhe në veçanti zorrët drejtohen nga një ritëm i brendshëm dhe mezi i durojnë ndryshimet e temperaturës dhe të humorit, vapën e parë dhe “goditjet” nga ajri i kondicionuar, ushqimi i shpejtë ose oraret jo të zakonshme.

Gjithashtu, pikërisht gjatë muajit maj kemi akumuluar ngarkesë të vazhdueshme stresi që, tashmë, siç është konfirmuar nga studimet e neurofiziologjisë, alternon metabolizmin e zorrëve dhe i pezmaton ato duke krijuar gazra, fryrje, dhimbje dhe kapsllëk. Ja përse gjatë stinës së verës, zorra ka nevojë për një mbështetje natyrale që e bën më pak të ndjeshme, ose në rast se është e acaruar, zbut simptomat ose efektet negative.

Kur zorrët janë të acaruara, ndiejmë këputje dhe jemi shumë të ndjeshëm ndaj sëmundjeve, prandaj duhet t’i lirojmë zorrët nga gazrat dhe fermentimet.

“ZEMËROHET”?
Irritimi i zorrëve redukton përthithjen e seratoninës dhe zorrët reagojnë duke u fryrë. Kjo shndërrohet në një rreth vicioz, sepse kur zorrët irritohen shfaqet koliti ose kapsllëku, që reduktojnë efektin e seratoninës, duke na bërë më nervozë dhe të tensionuar. Kjo gjendje bie përsëri mbi zorrë, duke e acaruar akoma më shumë atë dhe sjell mospërthithje të ushqimit, stres dhe përkeqësim të gjendjes. Zorra kryen dy funksione shumë të rëndësishme për jetën e njeriut: përpunon ushqimet dhe përthith substancat ushqyese të nevojshme për funksionimin e organizmit, si dhe eliminon toksinat dhe mbetjet që rrjedhin nga çdo aktivitet metabolik. Kështu, kur zorrët irritohen ose sëmuren, pasojat i ndjen gjithë organizmi. Sipas mjekësisë popullore dhe në veçanti asaj kineze “zorrët janë motori i shëndetit”.

Zona e zorrëve është e pasur me qeliza imunitare dhe qeliza nervore të krahasueshme me ato të trurit. Duhet të kujtojmë se 95 % e seratoninës, hormonit të lumturisë, sintetizohet në zorrë. Nëse zorra është e irrituar për shkak të kolitit ose kapsllëkut, ajo prodhon një enzimë, e cila e shkatërron seratoninën, ndaj fillojmë të ndihemi të tensionuar dhe nervozë, duke e ndier akoma më shumë dhimbjen e barkut. Ka një lidhje mes zorrëve dhe trurit, por edhe mes tyre dhe sistemit imunitar dhe nëse prishet ekuilibri i njërit prej tyre, ndikon te tjetri. Mirela Andoni