Ballina Aktualitet ZAEV ENDE BESON NË ZGJIDHJE, “REPUBLIKA ILINDITASE E MAQEDONISË”- MBETET OPSION (VIDEO)

ZAEV ENDE BESON NË ZGJIDHJE, “REPUBLIKA ILINDITASE E MAQEDONISË”- MBETET OPSION (VIDEO)

Në emrin “Republika Ilinditase e Maqedonisë” vazhdon të besoj ende kryeministri Zoran Zaev.

Nuk u desh as 1 pyetje e vetme e gazetarëve që njëri nga aktorët e përfshirë në këtë proces të thotë se ky opsion me shumë gjasa do të bie.

Shefi i kabinetit të kryetarit të BDI-së, Artan Grubi, u pyet në fejsbuk se cilët gjuhëtarë janë konsultuar për përkthimin e emrit, e ai u përgjigj edhe për mundësinë që ky emër të jetë zgjidhja finale.

“Ky kompromis i dakorduar mes Zaevit dhe Ciprasit me sa duket vështirë kalon ne Greqi dhe me gjase mund te bie poshtë si opsion, me ç‘rast i gjithë ky debat është i panevojshëm dhe absurd me dioptri frikshëm të cekët para verbërisë, megjithatë, duhet punuar për zgjidhje”, shkruan Grubi.

Por ndryshe mendon kryeministri Zoran Zaev.

Në Maqedoni nuk bie poshtë!

Ai thotë që për këtë emër në vendin tonë asnjë politikan dhe intelektual serioz nuk ka pasur asgjë kundër këtij emri.

Në Maqedoni nuk bie poshtë! Procesi është serioz, i nxorëm të gjitha argumentet dhe mbeti që partitë politike të sjellin vendime dhe sigurisht ti presim edhe aktet juridiko-formale.

Në Maqedoni nuk ishte e pamundur sepse nuk ka ekzistuar parti politike apo ndonjë intelektual i sinqertë, qytetar i rëndomtë që është i lënduar nga ky emër.

Apeloj deri tek aktorët politik që e përbëjnë shumicën në Greqi që edhe një herë të shqyrtojnë dhe të mendojnë mirë për këtë zgjidhje sepse ia vlen që thellë të mendohet për këtë zgjidhje sepse i përmbush pritjet e shumicës së qytetarëve të dyja vendeve.
Pavarësisht se nga Greqia vijnë sinjale se Cipras nuk i ka numrat që ky propozim të marrë dritë jeshile, Zaev thotë se kjo çështje ka hyrë në fazë që kurrë më mos të kthehet aty ku ka qenë në fillim. Kryeministri shtoi se ndryshime kushtetuese janë pranuar vetëm pse zgjidhja nuk cenon identitetin e qytetarëve.

Përgatiti: Furkan Saliu