Ballina Kronika Vlonjatit i hedhin bombën në oborrin e shtëpisë (VIDEO)

Vlonjatit i hedhin bombën në oborrin e shtëpisë (VIDEO)

SHPËRNDAJE

Një sasi lënde plasëse, në formën e një bombe artizanale me benzinë (molotov), i është hedhur nga persona të paidentifikuar brenda murit rrethues të shtëpisë së Arben Hajdari në Vlorë.

Siç bëhet me dije, brenda oborrit të shtëpisë së tij ndodhej një gomone dhe një skaf, i cili përdorte në periudhën e verës për turizëm.

Si pasojë e zjarrit ka marrë flakë garazhi, por nuk ka pasur dëme të shumta materiale. Hajdari nuk jeton për momentin në Shqipërisë, ndërsa familjarët e tij dyshojnë se ngjarja ka lidhje me konkurrentët e tij.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e personave përgjegjës.

Loading...