Ballina Kronika Vidhnin në Greqi dhe i shisnin në Shqipëri. Kapet banda e grave...

Vidhnin në Greqi dhe i shisnin në Shqipëri. Kapet banda e grave grabitëse

SHPËRNDAJE

Një bandë grash është shkatërruar nga policia greke në Selanik.

Siç shkruan CNN.gr, një grup prej 4 grash kanë bërë vjedhje e grabitje të shumta në zonat e veriut të Greqisë.

Ata futeshin nëpër dyqane e supermakete dhe vidhnin mallrat nën hundën e punonjësve.

Ata kishin krijuar një rrjet të përsosur me bashkëpunëtorë. Të gjitha mallrat që ato vidhnin nëpër dyqane i sillnin në Shqipëri, ku i shisnin.

Janë dashur 6 muaj hetime për të shkatërruar këtë organizatë kriminale, shkruan CNN. Ata kanë vjedhur në të paktën 68 dyqane në veriun e Greqisë.

Loading...