Ballina Aktualitet Teuta Arifi takon Këshillin Iniciativ kundër kazinove, ja çka vendosën

Teuta Arifi takon Këshillin Iniciativ kundër kazinove, ja çka vendosën

SHPËRNDAJE

Në komunën e Tetovës u zhvillua takimi i radhës ndërmjet Këshillit Iniciativ kundër hapjes së “KAZINOVE”, Kryetares së Komunës Teuta Arifi, Kryeshefit të SPB- Tetovë Amir Dalipi si dhe Komandantit të Stacionit policorë.

Nga ky takim i përbashkët informohen qytetarët se:

• Objekti në fjalë nuk ka leje për transformimin e hapësirës nga objekt banimi në veprimtari afariste.

• Nga Ministria e Financave nuk është dhënë leje për të ushtruar veprimtari të lojrave të fatit.

• Këshilli i Komunës së Tetovës në mbledhjen e fundit ka marë 5 vendime që i janë dërguar institucioneve përkatëse. Nga ky vendim gjeneralisht, kërkohet involvimi i Komunës në sjelljen dhe miratimin e ligjit të ri i cili rregullon veprimtarinë e lojrave të fatit si dhe distancimi i këtyre veprimtarive në pjesët periferike të qytetit.

Komuna e Tetovës, SPB-Tetovë, Këshilli Iniciativ i lagjes “Reçicë e Vogël” kërkojnë njëzëri:
Syçelësinë e Institucioneve relevante të cilat lidhen direkt apo indirekt në procedurën e hapjes së kësaj veprimtarie në lagjen Reçicë e Vogël, deri në sjelljen dhe miratimin e ligjit të ri në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Beteja ligjore e institucioneve të lartëpërmendura dhe të gjitha institucioneve tjera do të vazhdoj në të mire të qytetarëve të Tetovës.

Loading...