Ballina Kronika Tetovë, zbulohet një bastore ilegale, policia konfiskon aparaturat

Tetovë, zbulohet një bastore ilegale, policia konfiskon aparaturat

SHPËRNDAJE

Dje, nga ora 18.00-20.50 minuta, është kryer bastisje në një objekt në fshatin Ratajë të Tetovës, i cili ka punuar në mënyrë ilegale, si bastore sportive, ku pa licencë janë ofruar lojëra të fatit. Në objekt është gjetur personi M.P. 27- vjeç nga fshati Gllogjë, si i punësuar.

VIDEO bonus:

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë konfiskuar 3 televizorë, shtëpizë kompjutori, monitorë, printer, lexues barkodi, tastaturë dhe maus.

Punohet në zbardhjen të gjitha detajeve, në veçanti lidhur me punën ilegale të objektit, kurse ndaj pronarëve do të inicohen padi adekuate.

Loading...