Ballina Kronika Përleshje në lokal, tre shqiptarë përfundojnë të plagosur. Ja ku ka ndodhur

Përleshje në lokal, tre shqiptarë përfundojnë të plagosur. Ja ku ka ndodhur

SHPËRNDAJE

Tre të rinj shqiptarë kanë përfunduar në spital pas një sherri në një lokal nate në Vetralla të Italisë.

Në sherr janë përdorur edhe shkopinj, çka ka bërë që të tre të kenë pasur nevojë për ndihmë mjekësore pas dëmtimeve të shumta, ndonëse pa rrezik për jetën.

Sipas karabinierëve, grupi i shqiptarëve ka qenë nën ndikimin e alkoolit, pas konsumimit të shumtë në lokal.

Kundër tyre është bërë denoncimi për prishje të rendit publik në prokurorinë e Viterbos.

Loading...