Ballina Kronika Itali, shqiptari vritet pas darkës me miqtë, identifikohet autori

Itali, shqiptari vritet pas darkës me miqtë, identifikohet autori

SHPËRNDAJE

Një shqiptar 22 vjeçar është vrarë gjatë natës së shkuar në qëndrën e komunës Sinalunga në provincën e Sienës.

Viktima është qëlluar me armë zjarri në portën e një banese ku ishte i ftuar për të darkuar me disa miq të tij.
22 vjecari ka ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje.

Rreth orës 3 të natës policia italiane ka arrestuar autorin e këtij krimi, një 34 vjecar italian me origjinë nga rajoni i Sardenjës por banues në provincën e Arezzos, shkruan oranews.

Vrasja ka qënë e qëllimshme. Pasditen e sotme u identifikua dhe autori. Ai është italiani Giiulio S 45 vjec banues në Arezzo , me profesion blegtor.

Mediat lokale italiane flasin se ndoshta motivi i kësaj vrasje është një larje hesapesh të lidhura me trafikun e drogës.
Policia italiane ende nuk ka një komunikim zyrtar mbi ngjarjen.

Loading...