Ballina Kronika Rrufeja godet kishën, 16 të vdekur

Rrufeja godet kishën, 16 të vdekur

Të paktën 16 vetë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën pasi rrufeja goditi një kishë adventiste të Ditës së Shtatë në Ruandë, tha një zyrtar lokal të dielën.

Katërmbëdhjetë viktima vdiqën në vend pasi rrufeja goditi kishën në lagjen Nyaruguru në provincën jugore të shtunën, njofton AFP, përcjell Telegrafi.

Sipas autoriteteve, dy të tjerë vdiqën më vonë nga lëndimet.

Ndërkaq, sipas tyre, 140 persona të përfshirë në incident kanë marrë tretman mjekësorë.

“Mjekët thonë se vetëm tre prej tyre janë në gjendje kritike, por ata po përmirësohen”, tha kryebashkiaku lokal Habitegeko Francois.

Një aksident i ngjashëm ndodhi të premten kur rrufeja goditi një grup prej 18 nxënësish, duke vrarë një prej tyre.