Ballina Lifestyle Erotikë Rrëfehet burri: Pas 18 vitesh fillova aferën me dashurinë e jetës, por...

Rrëfehet burri: Pas 18 vitesh fillova aferën me dashurinë e jetës, por gruaja më zbuloi dhe…

Një burrë 35 vjeçar ka rrëfyer për The Sun se e ka tradhtuar gruan e tij me dashurinë e tij të parë, pas 15 vitesh martesë.

Ai thotë se tani të dy janë të martuar por janë takuar dhe kanë filluar aferën bashkë, pasi e duan njëri tjetrin,

Burri tregon se u takua me të dashurën pas 18 vitesh, por që gruaja e zbuloi dhe e largoi nga shtëpia.

Tani ai nuk e di çka të bëjë, pasi e dashura nuk mund ta braktisë burrin për shkak të fëmijëve që ka me të.

Më poshtë lexoni rrëfimin e plotë të tij:

Mendova se do të ishte e sigurtë të takohem me dashurinë time të parë, pasi të dy ishim të martuar.

Por në fund ne nuk arritëm të mbanin duart larg njëri tjetrit.

E njoha atë 18 vjet më parë në punë dhe shkuam bashkë për në shtëpi.

Ajo ishte 19 vjet dhe e fejuar. Unë isha një djalë naiv 17 vjet.

Unë rashë në dashuri me të dhe një ditë e putha atë. Ajo më ktheu atë shpejt dhe ne filluam aferën.

Një kolegë më i vjetër e kuptoi për ne dhe më tha se ai kurrë nuk do ta braktiste të fejuarin e saj. Prandaj, unë kurrë nuk i tregova asaj se si po ndihesha dhe ajo u martua me mashkullin me të cilin ishte e fejuar.

Më vonë njoha gruan time. Ne jemi të martuar prej 15 vitesh por unë asnëherë nuk munda ta harroj krejtësisht dashurinë time të parë. Shpesh kam menduar për të dhe lutesha që të ishte mirë dhe e lumtur.

Më pas ajo më kontaktoi mua në Facebook. Ne biseduam dhe u pajtuam që të takoheshim, që menduam se nuk do të jetë diçka me rëndësi pasi të dy ishim në mes të tridhjetave dhetë martuar e të lumtur.

Ne sollëm fotografi të familjes dhe folëm për jetërat tona. Të dy kemi shtëpi të bukura, vetura dhe bëjmë pushime jashtë vendit.

Ne u takuam sërish dhe dolëm për një shëtitje. Të gjitha ndjenjat e vjetra u rikthyen sërish dhe ne filluam sërish aferën. Seksi që bëmë ishte magjik.

Gruaja ime e vërejti se kam ndryshuar dhe jam bërë i dyshimtë. Kur u rrëfeva, ajo më nxori jashtë shtëpisë. Ne kemi dy djem, 12 dhe 13 vjet dhe kur ata më pyetën pse, iu tregova.

Tani po jetoj me vëllain tim dhe i shoh djemtë e mi aq shpesh sa mundem por më nuk jam baba i duhur për ta.

E dashura ime thotë se është mirë me burrin e saj por nuk është më e dashruuar në të.

Ne ende takohemi por ajo thotë senuk mund të jemi bashkë edhe pse është e dashuruar në mua, pasi nuk mund t’i lë dy fëmijët e saj.

Ajo është vajza që është dashur të martohesha me të para shumë vitesh. Ajo ndihet njësoj, pro nuk mund t’i marrë fëmijët nga babai i tyre.

Përgjigja e psikologes:

Në fund ajo nuk po ju jep një shpresë false. Ajo mund të ndihet e shqyer, por ajo po bën një zgjidhje.

Shanset janë gjëra që nuk do të ndryshojnë gjërat, për ty që pret dhe shpreson, ndoshta përgjithmonë.

Thuaj asaj se ti dëshiron që të jesh me të, por nëse ajo nuk mund ta lërë burrin e saj, ti nuk mund të jesh i dashuri i saj sekret dhe të mbetesh peng i saj. Përfundojë aferën për sigurinë tënde.

Më pas pyete gruan tënde për një mundësi të dytë, për shkak të fëmijëve. Ajo mund të pranojë nëse ti e përfundon aferën.

Dhe më pas takohu me një këshillues martesash, që të tregojë se si të bësh më interesante martesën, seks më shumë apo fantazi më romantike