Ballina Chronicle Policia informon se çka ka ndodhur në Tetovë dhe Gostivar gjatë 24...

Policia informon se çka ka ndodhur në Tetovë dhe Gostivar gjatë 24 orëve të fundit

Sot (13 mars), rreth orës 10 e 30 minuta, në kryqëzimin e rrugëve “JNA” dhe “Vëllezërit Gjinovski” në Gostivar, automjeti “Folsfagen xheta” me targa të Shkupit, i drejtuar nga B.I nga Banjica e Poshtme e Gostivarit, ka përplasur këmbësoren 17 vjeçare nga Gostivari, transmeton Tetova News

Nga përplasja, këmbësorja ka marrë plagë të rënda trupore dhe pas ndihmës së parë mjekësore në spitalin e Gostivarit, është transferuar në klinikat e Shkupit.

Sipas informacioneve paraprake nga hetimi në vendngjarje, shkak i fatkeqësisë është se nuk i është dhënë përparësi këmbësorit në vendkalimin për këmbësorët, transmeton Tetova News.

Sot rreth orës 11, policia e Tetovës ka arrstuar 35-vjeçarin D.J. nga Tetova, i dënuar me pesë vjet burg për veprën penale”mashtrim”, transmeton Tetova News.

Pas arrestimit, ai u mbajt në stacionin policor në Tetovë, kurse në ndërkohë u dorëzua në burgun e Idrizovës për vuajtjen e dënimit, transmeton Tetova News

Dje (12 mars), rreth orës 15 e 30 minuta, në fshatin Vrapçisht të Gostivarit, zyrtarë policorë të stacionit të policisë Gallata kanë gjetur një automjet të tipit “Opel Vektra” me targa të Kërçovës, e cila ishte vjedhur më parë, ndërsa është në pronësi të një qytetari nga Zajazi me punë të përkohshme në Zvicër, transmeton Tetova News.

Pranë makinës janë vërejtur tre persona, kurse gjatë përpjekjes për legjitimimin e tyre, njëri ka arritur t`ia mbath, kurse dy të tjerët M.R. (23) dhe Q.D. (23″ nga Republika e Shqipërisë u arrestuan.

Dy shtetasit nga Shqipëria janë mbajtur në stacionin e policisë në Gostivar. Po merren masa për gjetjen e personit të tretë dhe për zbardhjen e plotë të rastit, transmeton Tetova News.

Sot (13 mars) rreth orës 3, persona të panjohur kanë kryer grabitje të rëndë në dyqanin për tregtim të teknikës së bardhë “Neptun Maqedonia”, në pronësi të 43-vjeçarit A.P nga Shkupi, që ndodhet në rrugën “Boris Kidriç” në Tetovë, transmeton Tetova News.

Pasi me anë të një bekatoni kanë thyer xhamin e derës kryesore, ata në dyqan kanë marrë 6 telefona celularë nga marka të ndryshme dhe katër makete të telefonave celularë dhe pa u vënë re janë larguar nga objekti.

Dëmi financiar i kësaj vjedhjeje është vlerësuar në 240 mijë denarë dhe është shkaktuar dëm material me vlerë 3000 denarë.
Po merren masa për zbardhjen e këtij rasti dhe kapjen e keqbërësve, transmeton Tetova News

Pesëdhjetë e gjashtë vjeçari A. E nga fshati Tenovë i Tetovës, dje (12 mars), rreth orës 13, ka denoncuar rastin e vjedhjes së makinës së tij. Ai njoftoi policinë se dy orë para denoncimit të këtij rasti, ka ndaluar me makinën e tij “Golf 2” para një dyqani për tregtimin e mishit në rrugën “Jane Sandanski” në Tetovë për të bërë pazar.Ai nuk e ka mbyllur derën e makinës dhe çelësat i ka lënë në bravën e saj.

Në ndërkohë, një person i panjohur ka përfituar nga pakujdesia e tij, e merr makinën dhe niset për në drejtim të panjohur.
Po punohet për zbardhjen e rastit të denoncuar dhe gjetjen e keqbërësit, transmeton Tetova News.

Tetovari rrahu shkupjanen dhe me dhunë ia mori vajzën, informon MPB, transmeton Tetova News.

Ministria për Punë të Brendshme njoftoi sot se rasti në polici është denoncuar nga ana e nënës F.S. (39),me banim të përkohshëm në Tetovë, sipas së cilës, 38-vjeçari D.K., rreth orës 19 erdhi në shtëpinë e tyre dhe me dhunë e mori vajzën e saj E.S (18).

Kur nëna u përpoq që t`i kundërvihej, ai e goditi dy herë në kokë, kurse vajzën e saj E.S. e futi në makinë dhe e çoi në shtëpinë e tij.

Pas masave të ndërmarra nga policia, D.K. dhe E.S. janë gjetur dhe janë mbajtur në SPB – Tetovë.

Me rastin është njoftuar prokurori publik dhe punohet për zbardhjen e rastit, transmeton Tetova News.

Me lëndime trupore përfunduan dy shoferët dhe dy bashkudhëtarë në aksidentin e djeshëm në autostradën Tetovë – Gostivar, transmeton Tetova News.

Dje (13 mars), rreth orës 17 e 30 minuta, në autostradën Gostivar-Tetovë, në afërsi të kryqëzimit të Zherovjanit, ka ndodhur një aksident ku u përfshinë dy makina me targa të Tetovës, njëra e tipit “Mercedes” e drejtuar nga 30-vjeçari B.L nga Tetova dhe tjetra e tipit “BMV” e drejtuar nga 31-vjeçari R.A. nga fshati Odër.

Në këtë fatkeqësi komunikacioni, përveç dy shoferëve, lëndime trupore kanë marrë edhe S.Xh (60) nga Zhelina dhe J.Q. (39) nga Nerashti, të cilët me autoambulancë janë dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, ku pas ndihmës mjekësore janë lëshuar për shërim shtëpiak, njofton SPB-Tetovë, transmeton Tetova News.

Sipas informacioneve paraprake, shkak i aksidentit ka qenë mosdhënia e përparësisë për tejkalim, kurse dëmi i përgjithshëm material është vlerësuar 80 mijë denarë./TetovaNews