Ballina Balkan Fëmijët e pasanikëve shqiptarë që çudisin me tufa parash, makina dhe udhëtime...

Fëmijët e pasanikëve shqiptarë që çudisin me tufa parash, makina dhe udhëtime të shtrenjta (VIDEO+FOTO)

7 ditë më parë, rrjeti i fuqishëm “The Talko” i cili momentalisht numëron 5,210,533 subscribers në YouTube postoi një video me titullin Inside The Livers of The Rich Kids of Albania (Brenda jetëve të fëmijëve të pasur të Shqipërisë) ku numëroheshin një për një dhe flitej për të rinjtë që supozohej se ishin “fëmijët me lekë” të vendit tonë.

Videoja, realizimi i së cilës është vërtet shumë i këndshëm bazohet te fotot që postohen vazhdimisht në faqen e Instagram- it Rich Kids of Albania, të cilën e ndjekin 10 mijë veta.

Fotot e faqes në fjalë krijojnë imazhin e një rinie shumë të kamur, e rrethuar nga makinat më të shtrenjta, rrobat firmato dhe kartmonedha që derdhen lum. Përpos personave të panjohur, ku nëse siguron një çantë Louis Vuitton dhe disa 200 eurosha mund të bësh një foto dhe ajo të postohet, ndër ta janë dhe shumë artistë.

Fillimisht videoja na përgëzon për stadin e lartë të jetesës që kemi arritur, nisur nga postimet marramendëse.

Për ta mitizuar sa më shumë gjithë këtë lulëzim të papritur tonin, realizohet një kontrast, ku tregohet se kush është Shqipëria, si ishte dhe si ia paska dalë të rimëkëmbet pas regjimit komunist.

Ndër të parët që veçohet është Fatmir Hysenbelliu, i biri i Irfan Hysenbelliut, një ndër
biznesmenët më të fuqishëm në Shqipëri, drejtor ekzekutiv i IHB Group, një komapni që zotëron disa kompani, siç ekzaktësisht pohohet në video.

“Ai (Fatmiri) madje ka dhe një helikopter privat me të cilin shkon kudo. Fundja pse jo”?

Fill pas tij kalon te Vis Bajraktari, që në video thuhet se është i afërm i Muharrem
Bajraktarit, Komandant i përgjithshëm i Xhandarmërisë Shqiptare, figurë e rëndësishme gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në video tregohet se Visi, i dashuri i Lori Hoxhës shihet sa andej këndej, nga Parisi në Maldives.

Amazing city

A post shared by Fatmir Oni Hysenbelliu (@fatmirhysenbelliu) on

Por sado që “TheTalko” është munduar të investigojë sa më shumë skuta e të sjellë detaje, prapë se prapë s’ia ka dalë të jetë korrekt në informacione. Listës së gjatë të “fëmijëve të pasur” i bashkohen dhe shumë këngëtarë, që në fakt kanë ngritur gjithçka vetë, gjithçka nga hiçi nëse mund të shpreheshim kështu.

Dafi Derti, bashkëshorti i Silva Gunbardhit është njëri prej tyre, i renditur si “rich kid” dhe kjo për një arsye shumë të fortë: pozon përpara një helikopteri. Në fakt helikopteri është përdorur thjesht gjatë videoklipit “I Love You” i dyshes.

Ndërkohë për Noizy- n thuhet se pasurinë e ka arritur vetë, falë albumeve dhe koncerteve. Për këtë arsye i referohen si një fëmijë i pasur tanimë i rritur.

Sy bukra #December

A post shared by NOIZY (@zinizin) on

Për disa persona të tjerë, të cilësuar gjithashtu si “fëmijë të pasur” investigimi ka qenë i pamundur, për shkak të profileve të tyre të mbyllura. Teksa në video tregohen çantat e mbushura me para instiktivisht lind pyetja: nuk keni dëgjuar për kartë krediti?

F O SACHY

A post shared by Vis Bajraktari (@visbajraktari) on


Apo kjo është një mënyrë shumë e sostikuar, që nuk e tregon dukshëm se po, ke para!
Dhe qershia mbi tortë, videoja mbyllet me “fëmijën e pasur” Samir Mane.

“Është miliarderi i parë shqiptar si dhe presidenti dhe pronari i BALFIN Group. Pasuria e tij nuk ndalon së u rrituri.”/ anabel.al