Ballina Chronicle Detaje nga aksidenti që i mori jetën vajzës së milionerit turk. Kush...

Detaje nga aksidenti që i mori jetën vajzës së milionerit turk. Kush ishte Mina, 28-vjeçarja që do martohej së shpejti

Pardje humbi jetën në një aksident ajror vajza e milionerit turk Huseyin Basaran, Mina. Ajo po udhëtonte me një avion privat nga Dubai drejt Turqisë, ndërsa shoqërohej nga 8 mikeshat e saj dhe 3 persona të tjerë.

Të gjithë pasagjerët që ndodheshin në bord kanë humbur jetën në mënyrë tragjike. Lajmi bëri bujë të madhe mediatike, ndërsa mësohet se Mina ndodhej në Dubai për festën e saj të beqarisë, dhe njëkohësisht ka qenë e pranishme në koncertin e këngëtares shqiptare Rita Ora i cili mbahej në Dubai.

Mina ishte vajza e vetme e biznesmenit turk, i cili më parë ka mbajtur edhe postin e deputetit në parlament. Ai ka një sërë biznesesh të njohura në vend, në fusha të ndryshme. 28-vjeçarja Mina Basaran, gjithashtu merrej me bizneset e familjes së saj, ku një prej bizneseve në fushën e ndërtimit mbante pikërisht emrit e të ndjerës. Mina Tower, është një prej kompanive më të suksesshme turke në fushën e ndërtimit.

Mina përveç se ishte një vajzë shumë simpatike, kishte edhe një CV mjaft profesionale. Ajo ishte diplomuar në universitetin Koc për degën “Administrim Biznes”, ndërsa masterin e kishte kryer në Londër. Por edhe në fushën e modës ajo ka marrë vëmendje të veçantë pasi shpesh ka qenë pjesë e Vogue Turkey, ku ka zënë kopertinat e revistës.

Mina dhe shoqërueset e saj po festonin në Dubai ditët e fundit të beqarisë, pasi ajo së shpejti do të martohej. Fatkeqësisht avioni me të cilin ajo dhe 10 persona të tjerë po udhëtonin duke u prerë jetën në mes të gjithëve.