Ballina Lifestyle Erotikë Çfarë pikëpyetjesh ka në kokë një vajzë e virgjër shqiptare?

Çfarë pikëpyetjesh ka në kokë një vajzë e virgjër shqiptare?

Shumica e vajzave mendohen mirë përpara marrëdhënies së tyre të parë seksuale me një djalë. Disa e konsiderojnë të shenjtë virgjërinë, dhe nuk është një vendim i lehtë për vajzat. Ato kanë shumë dilema në kokë, sidomos vajzat shqiptare. Dhe në fakt me të drejtë, pasi njeriut të cilit ti do t’i “dorëzohesh” duhet ta meritojë vërtet. Ne mendojmë se asnjë vajzë nuk duhet të ndihet keq, nëse ndahet nga i dashuri pasi kryen marrëdhënie seksuale për herë të parë. Këto janë gjëra që ndodhin në jetë dhe se nuk është e thënë që djali i parë në jetën e një vajze të jetë dhe i fundit. Do ishte shumë bukur në fakt, por nëse nuk ndodh, nuk është fundi i botës. Gjithsesi, ne sot përmes këtij artikulli do t’ju tregojmë dilemat që ka në kokë një vajzë shqiptare e virgjër, për herën e saj të parë;

1-A do të kem dhimbje?

Duke folur me shoqe të ndryshme që e kanë kaluar eksperiencën e parë seksuale, shumica e vajzëve dëgjojnë se hera e parë është e dhimbshme. Nuk ka të bëjë me atë çfarë shikojmë në filma. Shumica e vajzave herën e parë kanë dhimbje të mëdha.

2-A e meriton ky djalë që unë t’i dorëzohem?

Vajzat e kanë këtë dilemë, pasi është vlerësim i madh për një djalë që një vajzë t’i dorëzohet për herë të parë. Prandaj vajzat e kanë të rëndësishme nëse ai e meriton, dhe nëse ai e do vërtet atë.

3-A do e zhgënjej?

Duke qenë hera e parë, vajzat kanë frikën se nuk do të dinë të veprojnë, prandaj kanë frikën se mos e zhgënjejnë partnerin e tyre.

4-Frika nga prindërit

Një vajzë shqiptare në çdo moment ka merakun se mos kjo gjë zbulohet nga prindërit. Ato kanë frikë se mos zhgenjejnë prindërit me këtë veprim që po bëjnë.

5-Nëse ndahem, a do të më marrë dikush tjetër?

Ky është një mendim që nuk duhet të ekzistojë në mendjen e vajzave shqiptare por fatkeqësisht ekziston. Ato kanë frikë se nëse ndahen, dikush tjetër nuk do t’i marrë, pasi në mentalitetin shqiptar, virgjëria është diçka primare për meshkujt shqiptarë./Burimi:Revista Class

CNA