Ballina Chronicle Aksident në punë, shqiptari në luftë me vdekjen

Aksident në punë, shqiptari në luftë me vdekjen

Një punëtor shqiptar 52-vjeçar u plagos rëndë, pas shembjes së tavanit prej qelqi të një depo industriale mbi të cilën po ecte në komunën italiane Montemurlo (Prao), raportojnë mediat lokale.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka pësuar dëmtime të rënda në kokë. Aktualisht, ndodhet i shtruar në spitalin “Santo Stefano” në Prato.

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:30 në rrugën “Lunga”. Sipas medieve italiane, burri ishte duke kryer inspektime për disa punë.