Ballina Të tjera Religjionet Ky është imami që thotë se Stambolli një ditë do të çlirohet...

Ky është imami që thotë se Stambolli një ditë do të çlirohet dhe Aja Sofia do t`u kthehet ortodoksëve! (VIDEO)

SHPËRNDAJE

Imami Imran Nazar Husein, studiues i Islamit, shkrimtar dhe filozof, ishte mysafir në emisionin “Intervista” të “Balkan.info”.

Imami Imran Nazar Husein qëndroi kohët e fundit në Beograd, ku promovoi librin e tij” Hyrje në metodologjinë e studimit të Kur`anit”, të botuar nga një shtëpi botuese serbe.

Në intervistën e tij, Imam Imran Nazar flet për konfliktet në botën islame, për marrëdhëniet mes të krishterëve dhe myslimanëve, për luftërat në Lindjen e Mesme, për rolin e Izraelit dhe të SHBA-ve brenda konflikteve islame, parashikon rrënimin e petrodollarit nga ana e Kinës etj.

Ai u bëri thirrje myslimanëve të Ballkanit që të udhëhiqen nga Kurani dhe jo nga ngjarjet historike dhe t`u kërkojnë falje të krishterëve për të gjitha të zezat që u janë bërë në këto hapësira. Imami Imran Nazar Husein deklaroi se shpreson që të njëjtën gjë ta bëjnë edhe të krishterët, kurse obligimi i tij si mysliman është që të dënojë gjithçka të keqe që kanë bërë myslimanët.

Ai u shpreh i bindur se në këto hapësira do të vijë deri te afrimi i myslimanëve dhe besimtarëve ortodoksë.

Ai në veçanti e dënoi veprimin e Perandorisë Osmane që kishën më të madhe ortotokse, Aja Sofinë, e ktheu në xhami, duke theksuar se është në kundërshtim me Kuranin dhe se kishat dhe sinagogat duhet të ruhen. Ai parashikon se Konstadinopoja do të çlirohet, do t`i kthehet emri Konstadinopojë, ndërsa atëherë myslimanët do të detyrohen që Aja Sofinë t`ua kthejnë të krishterëve dhe t`u kërkojnë falje për sjelljen ndaj saj.

– Atë ditë që do të çlirohet Konstadinopoja, atë ditë do t`ia kthejmë edhe kishën botës së krishterë ortodokse, do t`i kërkojmë falje që e shndërruam në xhami, kurse emri i qytetit nga Stamboll do të kthehet në Konstandinopojë – tha ai dhe shpjegoi se atë qytet edhe profeti Muhamed e ka quajtur Konstandinopojë dhe emri i qytetit nuk është dashur të ndërrohet.

Përndryshe, Imran Nazar Husein ka afro 19 mijë ndjekës në Facebook dhe 73,734 në YouTube. Sipas biografisë në Wikipedia, ai ka lindur në vitin 1942 në Trinidad të Karaibeve, nga prindër me prejardhje nga India. Disa vite ka punuar në shërbimin e jashtëm të Ministrisë së Punëve të Jashtme të qeverisë së Trinidad-e-Tobagos. Shërbeu si drejtor i Institutit të Studimeve Islamike Aleemiyah në Karaçi të Pakistanit, imam në xhaminë Dar al-Qur’an në Long Island të Nju Jorkut. Ai gjithashtu për dhjetë vjet me radhë, një herë në muaj, ka udhëhequr namazet javore të xhumasë dhe predikimin në selinë e Kombeve të Bashkuara.
Ka shkruar librin “Jeruzalemi në Kuran” dhe është autorë edhe i shumë librave të tjera./Përgatiti Tetova News.