Ballina Religjionet Hoxha “e kap keq” me meshkujt: Burrat pa mjekër duken si femra

Hoxha “e kap keq” me meshkujt: Burrat pa mjekër duken si femra

Deklarata e hoxhës Murat Bayaral ka hapur mjaft debat në Turqi.

Kjo pasi hoxha tha se burrat duhet t’i rrisin mjekrat për ta bërë të qartë se nuk janë gra. Ai foli në një emision televiziv, duke kritikuar burrat që nuk kanë mjekër.

Murat Bayaral tha: Për shembull, nëse e shihni një burrë me flokë të gjata nga larg do të mendoni se është grua nëse ai nuk ka mjekër. Sepse sot gratë dhe burrat vishen ngjashëm. Zoti mos e bëftë! Do të mund të mendonit diçka të pahijshme”.

Ai ka marrë kritika të shumta nga qytetarët, të cilët kanë thënë se burrë nuk të bën mjekra.