Ballina Aktualitet AVOKATI I POPULLIT: MINISTRIA E ARSIMIT KA NDALUAR NXËNËSET ME SHAMIA TË...

AVOKATI I POPULLIT: MINISTRIA E ARSIMIT KA NDALUAR NXËNËSET ME SHAMIA TË SHKOJNË NË SHKOLLË

SHPËRNDAJE

Avokati i Popullit e dënon ashpër procedurën e Ministrisë së Arsimit, e cila me shkresën e dërguar ia ka mundësuar drejtorit të Shkollës Fillore “Vëllazërim Bashkimi” (“Bratstvo Edinstvo”) të Ohrit, t’ua ndaloj nxënëseve ndjekjen e mësimit për shkak të mbajtjes së shamive në kokë dhe menjëherë kërkon t’u mundësohet ndjekja e procesit mësimor.

“Duke e pasur parasysh se Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë dhe Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e parashikojnë dhe lejojnë lirinë e besimit fetar dhe lirinë e shprehjes së religjionit, ndërsa sipas Konventës për të Drejtat e Fëmijës, liria e manifestimit të besimit fetar mund t’u nënshtrohet vetëm kufizimeve të parashikuara me ligj, ndërsa kufizime të këtilla nuk janë parashikuar në Ligjin për arsim fillor dhe me rregullat e tjera pozitive ligjore”, thuhet në reagimin e Avokatit të Popullit.

Avokati i Popullit e sugjeron nevojën për respektimin konsekuent të ligjeve dhe zbatimin e detyrueshëm të akteve të ratifikuara ndërkombëtare të përmendura më lartë, si pjesë përbërëse të rendit tonë juridik.

Aq më tepër, për shkak se sipas Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, ligjet duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën, si edhe të gjitha rregullat e tjera, të cilat bazohen në ligje dhe secili e ka për detyrë t’i respektoj.