Ballina Të tjera Religjionet Xhamia në Prilep, e cila sot përdoret si vend për kryerje nevojash..

Xhamia në Prilep, e cila sot përdoret si vend për kryerje nevojash..

SHPËRNDAJE

‘Objekti osman në Prilep, qytet ky në pjesën qendrore të vendit, i cili i përket periudhës së Fatih Sulltan Mehmetit, në mes të qytetit pret në ankth t’i caktohet fati.
Xhamia është ndërtuar në vitin 1475, ndërsa ndodhet brenda Çarshisë së Prilepit, Maqedoni. Shekuj pas ndërtimit, ajo hyri në mesin e objekteve historike që u prekën nga konflikti ndëretnik i vitit 2001 në Maqedoni.
Në muajin gusht të vitit 2001, maqedonas nga Prilepi u ngritën në këmbë dhe dogjën Çarshi xhaminë në Prilep si kundërpërgjigje ndaj sulmit mbi autokolonën ushtarake që po shkonte në Tetovë në autostradën Shkup-Tetovë, si pasojë e të cilit humbën jetën dhjetë ushtarë nga Prilepi dhe rrethina.
Edhe pse kanë kaluar vite të tëra, ende nuk është bërë hapi konkret për riparimin e xhamisë, teksa ngelet enigmë se kur xhamisë do t’i kthehet pamja e dikurshme madhështore.
Derisa më parë thuhej se nuk ka vullnet politik për riparimin e xhamisë, kriza politike aktuale që ka përfshirë vendin i bën të vështira punimet në këtë drejtim.
Aktualisht, xhamia qëndron në muret e shkatërruara pjesërisht dhe me minaren e thyer, kurse ngelet pre e shumë sjelljeve të pahijshme për shkak të mungesës së interesimit dhe mosruajtjes së saj.
Brenda xhamisë shëtiten pijanecë, narkomanë dhe kafshë, ku gjithashtu ktë vend disa njerëz e kan shëndrruar edhe si vend për kryerje te nevojave. Shumë herë ajo është përballur me rrezikun e zhdukjes së tërësishme, kurse përmes rrënimit të mureve, dëshirohet varrosja e saj në histori.
Në ndërkohë presim nga kryesia e Bashkësisë Islame, e cila deri më tani ka heshtur, të ndërmerr masa për rindërtimin e saj, e nëse jo për ta rindërtuar të paktën të kontribojnë në ndërtimin e murreve që do nuk do t’ju lejojë njerëzve të vazhdojnë në keqpërdorimin e saj, në të cilën gjyshrit tanë po në të njejtin vend ku sot persona të caktuar kryejnë nevoja, ata vunë ballin në sexhde për t’a madhëruar All-llahun.
Gjithashtu ftojmë të gjithë muslimanët në përkrahjen e ktij projekti, të bashkohemi e ta ngrejmë zërrin me shpresë për ndryshimin e gjendjes së kësaj xhamie, për më shumë informata bashkohuni në faqen https://www.facebook.com/The-forgotten-mosque-316319842146493/ .”

Loading...