Ballina Aktualitet Merkel: Marrëveshja e Parisit për Klimën e pakthyeshme dhe e panegociueshme

Merkel: Marrëveshja e Parisit për Klimën e pakthyeshme dhe e panegociueshme

Marrëveshja e Parisit për Klimën është e pakthyeshme dhe e panegociueshme, tha sot kancelarja, Angela Merkel në Bundestag, një javë përpara samitit të G20-ës, në Hamburg.

“Gjithashtu, 27 anëtarët e tjerë të Bashkimit Evropian kanë shprehur angazhimin e tyre për të vazhduar marrëveshjen për ndryshimet klimatike pavarësisht vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për t’u larguar”, tha Merkel në Bundestag.

Muajin e kaluar, Trump lajmëroi largimin e SHBA-së  nga marrëveshja e Parisit 2015 për ndryshimet klimatike.

Samiti i G20-ës do të zhvillohet më 7-8 korrik, ku do të marrin pjesë liderë të rëndësishëm duke përfshirë presidentin amerikan, Donald Trump, presidentin rus, Vladimir Putin dhe presidentin turk Recep Tayyip Erdogan./atsh