Ballina Aktualitet Kosovë, publikohen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Kosovë, publikohen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë, sot ka publikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit.

Sipas rezultateve, koalicioni PAN do të ketë 39 ulëse në Kuvendin e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje 32 ulëse dhe koalicioni LAA do të ketë 29 ulëse.

Sipas rezultateve përfundimtare koalicioni PDK-AAK-Nisma ka dal fitues me 33.74 për qind, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 27.49. Kurse, subjekti i tretë ka dal koalicioni LDK-AKR-Alternativa 25.53 për qind.

Në këto zgjedhje kanë votuar 747 mijë e 229 votues. Pjesëmarrja në zgjedhje ishte 41.30 për qind.

Gjithmonë sipas këtyre rezultateve si më i votuari ka dal Albin Kurti me 145 mijë vota, Kadri Veseli ka marrë 129 mijë vota, kurse, Ramush Haradinaj ka marrë 101 mijë vota./alsat-m