Ballina Bota Irak, tv shtetëror: ISIS ka “rënë” në zonën e xhamisë në Mosul

Irak, tv shtetëror: ISIS ka “rënë” në zonën e xhamisë në Mosul

Me rënien e zonës ku ndodhej xhamia e Al Nuri-t, në qytetin e vjetër të Mosulit, ISIS tashmë ka “rënë” si Shtet Islamik.

Kjo u njoftua nga televizioni shtetëror irakian, pasi forcat qeveritare të Bagdadit kanë shkatërruar zonën ku në korrik të vitit 2014 Abu Bakr al Baghdad ka shpallur themelimin e të ashtuquajturit “kalifat islamik” në vitin 2014.

Ushtria po përparon me vështirësi ndërtesë pas ndërtese për të dëbuar xhihadistët e mbetur ende. Gjeneral Abdul Amir Yarallah kishte njoftuar se forcat besnike irakiane e kishin marrë kontrollin e xhamisë historike të Al Nuri, minaren Hadba dhe zonën e tregtisë Serchkhana, qyteti i vjetër i Mosulit.

Javën e kaluar xhamia u shkatërrua nga luftëtarët ekstremistë, të cilët më 21 qershor kanë shpërthyer ndërtesën.

Forcat e përbëra nga ato të ushtrisë dhe të policisë, thanë se kontrollojnë 50% të qytetit të vjetër dhe se në duart e ISIS-it dhe se në duart e ISIS-it ndodhet një zonë prej thuajse një kilometër.

Autoritetet mendojnë se betejat për të marrë Mosulin do të mbyllen në pak ditë, ndërsa luftëtarët ekstremistë janë strukur nëpër qoshet e lagjes së vjetër të qytetit.